I.zraeli kërkon të legjitimojë s.ulmet që ka kryer në Siri me rrëzimin e regjimit Baath

Izraeli vazhdon të paraqesë pretendime të ndryshme për të legjitimuar sulmet ajrore që i ka kryer ndaj Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath, transmeton Anadolu. Ushtria izraelite rriti sulmet ajrore kundrejt Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath dhe familjes Asad. Sipas lajmeve në shtypin e vendit, ushtria izraelite dje dhe sot në mëngjes ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj Sirisë. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, bëri vlerësime për gazetarët lidhur me rendin e ditës kryesisht për zhvillimet në Siri.
Në përpjekje për të legjitimuar sulmet që ushtria izraelite ka krye ndaj Sirisë, Saar deklaroi:
"Fusha e vetme e interesit tonë është siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij. Për këtë arsye sulmuam sistemet e armëve strategjike që kanë mbetur, të tilla si armët kimike ose predhat dhe raketat me rreze të gjatë veprimi, për të parandaluar që ato të binin në duart e ekstremistëve".
Saar duke "justifikuar zhvillimet në Siri" pretendoi se marrja e kontrollit të zonës tampon në Lartësirat Golan që ushtria izraelite i mban nën pushtim është "një hap i kufizuar dhe i përkohshëm".
Ministri i Jashtëm izraelit, lidhur me negociatat për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit vuri në dukje se vazhdojnë në mënyrë indirekte dhe nuk dha më shumë detaje./AA