Lidhje


Pentagoni: Komunikimi ynë me Turqinë vazhdon në lidhje me zhvillimet në Siri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se komunikimi me Türkiyen vazhdon në lidhje me situatën e krijuar me rënien e regjimit Baath në Siri, raporton Anadolu. Zëvendëszëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, bëri vlerësime në konferencën e përditshme për shtyp.

 

Duke u shprehur se SHBA-ja ka një "marrëdhënie të shkëlqyer" me homologët e tyre në Türkiye për zhvillimet në Siri, Singh tha për situatën në Siri se "Ne e dimë që situata në terren ka dinamika vazhdimisht në ndryshim. Türkiye padyshim ndodhet përballe kërcënimeve të vijnë nga brenda Sirisë dhe ka të drejtë të mbrojë veten".

 

Singh tha se SHBA-ja në lidhje me Sirinë vazhdon të komunikojë jo vetëm me Türkiyen, por edhe me palët e tjera dhe më tej bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe konflikteve në rajon.

 

Duke pretenduar se SHBA-ja ndodhet në Siri vetëm për të luftuar kundër DAESH-it, Singh u shpreh se për këtë çështje vazhdojnë të jenë në kontakt me grupet e organizatës terroriste PKK/YPG, të cilët përdorin emrin SDF në Siri. Ndërkohë Singh iu shmang pyetjeve rreth qëndrimit të mundshëm të SHBA-së nëse konfliktet mes Türkiyes dhe këtyre organizatave terroriste rriten.

 

Singh deklaroi se ndryshimi i regjimit në Siri përbën "një mundësi të madhe dhe në të njëjtën kohë një rrezik të madh" dhe pretendoi se nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e SHBA-së në rajon përveç mbrojtjes së ushtarëve të saj dhe luftës kundër DAESH-it./AA

 

 

XS
SM
MD
LG