Lidhje


Çifti h.omoseksual në SHBA dënohen me 100 vjet burg për p.ërdhunimin e djemve të tyre të birësuar

Një çift homoseksual nga Xhorxhia do të kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg pasi u dënuan për abuzim seksual ndaj dy djemëve të tyre të birësuar. Dy të akuzuarit, William dhe Zachary Zulock, janë dënuar me 100 vjet burg secili pa mundësinë e lirimit me kusht, raportoi The New York Post, duke cituar zyrën e Prokurorit të Qarkut Walton. William është 34 vjeç, ndërsa Zachary është 36. Më parë ata adoptuan dy vëllezërit, të cilët tani kanë mbushur 12 dhe 10 vjeç, nga një agjenci e krishterë . Fëmijët u rritën nga çifti homoseksual nën maskën e një familjeje të lumtur në periferinë e pasur të Atlantës.

 

Prokurori i rrethit Randy McGinley vuri në dukje se William dhe Zachary "krijuan me të vërtetë një shtëpi tmerresh dhe vendosën dëshirat e tyre jashtëzakonisht të errëta mbi gjithçka dhe mbi të gjithë të tjerët".

 

McGinley shtoi: "Megjithatë, dimensioni i shthurjes së të pandehurve, i cilli kalon çdo cak, nuk është më i madh se vendosmëria e atyre që luftuan për drejtësinë dhe të drejtën e viktimave në këtë rast."

 

Prokurori i Qarkut vuri në dukje se vendosmëria që ai ka parë nga dy djemtë e abuzuar gjatë dy viteve të fundit është "me të vërtetë frymëzuese".

 

Ndërsa Zachary punoi në sektorin bankar, William shërbeu si nënpunës qeveritar. Pavarësisht se ishin pozicionuar mirë në jetën e tyre, të dy do t'i detyronin vëllezërit e vegjël të bënin mardhënie seksuale  me ta rregullisht, duke filmuar abuzimin për të bërë pornografi pedofilike.

 

Jo vetëm kaq, ata madje mburreshin për abuzimin e supozuar ndaj disa miqve të tyre në komunitet. Dëshmitë e gjetura nga policia e kanë konfirmuar këtë pretendim.

 

William dhe Zachary u arrestuan në vitin 2022.

 

Një nga miqtë e çiftit i tha policisë se Zachary dikur shpërndau imazhe të një prej djemve të keqtrajtuar në Snapchat dhe shkroi, "Unë do të shkoj të kryej mardhënie me djalin tim sonte. Qëndroni të lidhur".

 

Dy të akuzuarit madje përdorën platformat e mediave sociale për t'i pilotuar dy vëllezërit tek të paktën dy burra në rrjetin lokal të mardhënieve pedofile, tha raporti i New York Post.

 

Ata u arrestuan pasi policia kapi një anëtar të dyshuar të rrjetit duke shkarkuar pornografi për fëmijë.

 

Personi më vonë informoi hetuesit se si William dhe Zachary bënin video porno me dy djemtë e tyre të vegjël të birësuar që jetonin në shtëpinë e tyre.

 

Në gjykatë, dy të akuzuarit u deklaruan fajtorë për akuzat për ngacmim të rëndë të fëmijëve si dhe për shfrytëzim seksual të fëmijëve./Nga ndtv.com

XS
SM
MD
LG