Siri, v.riten 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë në pritën e elementëve të ish-regjimit
Thursday, 26 December 2024 12:51
Në pritën që elementët e regjimit të rrëzuar të Bashar Al-Asadit ngritën kundër forcave të sigurisë së administratës së re në qytetin Tartus të Sirisë, humbën jetën 14 persona, transmeton Anadolu.
Ministri i Brendshëm i administratës së re siriane, Mohammed Abdel Rahman në një deklaratë për agjencisë zyrtare SANA të Sirisë, tha se elementët e regjimit të rrëzuar ngritën pritë në Tartus ndaj forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme.
"14 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në pritën e ngritur kundër forcave të lidhura me Ministrinë e Brendshme të cilat po kryenin detyrën e tyre për të garantuar sigurinë dhe rendin për popullatën në periferi të Tartusit", tha Abdel Rahman./AA