Lidhje


Çështja Diddy Combs/Gjykata refuzon kërkesën për të zbuluar identitetin e gruas që paditi reperin Jay-Z

Gjyqtarja Analisa Torres qortoi avokatin e Shawn Carter Jay-Z, Alex Spiro, për përshpejtimin e procesit dhe mohoi kërkesën e tij për të zbuluar identitetin e gruas që paditi reperin. 

 

Ajo akuzoi avokatin e Carter se u përpoq të përshpejtonte procesin gjyqësor duke paraqitur vazhdimisht mocione për të zbuluar identitetin e Jane Doe dhe për të pushuar çështjen.

 

“Dorëzimi i vazhdueshëm i mocioneve nga avokati Carter që përmbajnë fjalime nxitëse dhe sulme ad hominem është i papërshtatshëm, një humbje e burimeve gjyqësore dhe një taktikë që nuk ka gjasa të përfitojë klientin e tij”, tha Torres në vendim: “Gjykata nuk do ta përshpejtojë procesin sepse e kërkon avokati”, shtoi ajo.

 

Më herët, avokati i Jay-Z kërkoi që të zbulohej identiteti i gruas që e akuzoi se e kishte përdhunuar kur ishte 13 vjeç ose të pushohej çështja. 

 

Gruaja, e identifikuar vetëm si “Jane Doe” ( termat ligjorë amerikanë që thonë se ajo është anonime), thotë se sulmi ndodhi pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2000. /botasot

XS
SM
MD
LG