“Bomba” e re e Suella Braverman: Italia ndërtoi një mur në kufirin me Turqinë, e pashë vetë!
Deklaratat e fundit të ish-sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, e famshme për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, po shkaktojnë diskutime.
“Italia ka forcuar kufijtë e saj. Ata ndërtuan një mur. Shkova për të parë atë mur. Ata ndërtuan një mur në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë. Ata kanë drone. Ata kanë mjete të blinduara. Ata kanë ushtarë. Numri i njerëzve që kalojnë kufirin ka rënë”, tha udhëheqësi i konservatorëve, duke folur në radion LBC. Braverman u bombardua me komente ironike në X dhe rrjete të tjera sociale.
Në një deklaratë të mëvonshme, ajo e pranoi gabimin dhe u korrigjua: “E kisha fjalën për kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë, të cilin kisha nderin ta vizitoja. Ishte një sukses i madh!”, ka shkruar ajo në X.