Mjekja neonatale, Thabat Salim, u v.ra nga I.zraeli në një s.ulm në qendër të Gazës

Ngushëllime janë shprehur për një mjeke neonatale palestineze pas vrasjes së saj në një sulm izraelit në Gazan qendrore. Thabat Saleem, e cila punoi si vullnetare në Spitalin e Martirëve al-Aksa, u vra në një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat gjatë bombardimeve natën e së hënës.
Spitali ku punonte 30-vjeçarja Saleem njoftoi vdekjen e saj, duke shkruar: “Menaxhmenti dhe stafi në Spitalin e Martirëve al-Aksa vajtojnë vdekjen e koleges tonë me krenari dhe nder, Dr Thabat Salim, e cila ra dëshmore si pasojë e Agresionit [Izraelit], Zoti e bekoftë dhe pranoje si martire”.
Dr Munir Alboursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, kujrtoi mjeken në një postim në X dhe e lavdëroi atë për punën e saj gjatë luftës njëvjeçare të Izraelit në Gaza.
"Ajo punoi pa u lodhur për gati një vit, përpara se të martirizohej pak çaste më parë si rezultat i një sulmi ajror të forcave izraelite pushtuese në një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat," tha ai.
Që nga 7 tetori 2023, numri i të vdekurve nga fushata e Izraelit në Gaza është rritur në 45,854 persona, me 109,139 të tjerë të plagosur.
Më shumë se 1,150 nga të vrarët kanë qenë punonjës të kujdesit shëndetësor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka akuzuar më parë Izraelin për “shënjestrim të qëllimshëm” të punonjësve mjekësorë palestinezë.
"Ekipet mjekësore punojnë në kushte të rrezikshme dhe ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa efektive për t'i mbrojtur ata," tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë për Al Jazeera Arabic.