Nuk është NASA por Erdogan/Lëshohet sateliti i parë FGN-100-d1 i kompanisë turke Fergani Space
Sateliti i parë FGN-100-d1 i kompanisë turke Fergani Space sonte është lëshuar nga baza hapësinore amerikane Vanderberg, raporton Anadolu. Sateliti i kompanisë Fergani Space, udhëheqës i së cilës është Selçuk Bayraktar, shefi ekzekutiv i prodhuesit të dronëve Baykar, u lëshua duke përdorur një raketë Falcon 9 nga kompania amerikane SpaceX.
Misioni Transporter-12, i nisur nga baza e Forcave Ajrore Vanderberg në SHBA, mbante 131 ngarkesa, përfshirë mikrosatelitë dhe automjete orbitale, si dhe satelitin e parë FGN-100-d1 të kompanisë Fergani Space dhe satelitë nga Plan-S, një nga kompanitë turke për teknologjinë hapësinore.
Pamjet e misionit të suksesshëm Transporter-12 u transmetuan drejtpërdrejtë në llogarinë X të kompanisë SpaceX.
Lëshimi testues i motorit hapësinor të satelit Fergani përfundoi me sukses në maj të vitit të kaluar.
Selçuk Bayraktar deklaroi se ata themeluan kompaninë Fergani për të ndërtuar një sistem pozicionimi global të përbërë nga një sërë satelitësh.
Fergani Space synon të prezantohet para botës duke prodhuar zgjidhje të qëndrueshme dhe me kosto efektive në transportin hapësinor dhe shërbime satelitore në orbitë të ulëta me teknologji inovative dhe origjinale që zhvillon./AA