Lidhje


Italia bllokon qasjen në aplikacionin kinez të AI-së "DeepSeek" për shkak të shqetësimeve të privatësisë

Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave i Italisë (GPDP) bllokoi të enjten qasjen në aplikacionin e inteligjencës artificiale kineze (AI) DeepSeek për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

 

Ky institucion ka urdhëruar gjithashtu "Hangzhou DeepSeek Artificial Intelligence" dhe "Beijing DeepSeek Artificial Intelligence", kompanitë që qëndrojnë pas shërbimit "chatbot", të ndalojnë menjëherë aksesin në të dhënat e përdoruesve italianë.

 

Vendimi vjen pas një vlerësimi të kompanive se cilat të dhëna personale mbledhin dhe cila është baza ligjore për mbledhjen.

 

"Urdhri i ndalimit, i marrë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve italianë, vjen pas komunikimit të marrë sot nga kompanitë, përmbajtja e të cilit u konstatua tërësisht e pamjaftueshme", tha autoriteti.

 

Përveç kufizimit të përpunimit të të dhënave, GPDP-ja ka nisur një hetim zyrtar ndaj "startup"-it kinez të teknologjisë DeepSeek.

 

Kjo masë pasqyron hetimin e GPDP-së të marsit 2023 ndaj "ChatGPT"-së të kompanisë me bazë në SHBA, OpenAI, e cila gjithashtu u përball me kufizime të përkohshme për shqetësime të ngjashme të privatësisë.

 

DeepSeek lançoi modelin e tij me kosto të ulët dhe me burim të hapur "DeepSeek-R1" më 20 janar. Modeli, i zhvilluar duke përdorur më pak çipa, sfidon dominimin perëndimor në fushën e inteligjencës artificiale./AA

XS
SM
MD
LG