Zhvendosja e palestinezëve në shtete të tjera/ Ministri i Jashtëm turk: Plani i Trump për Gazën është i papranueshëm
Wednesday, 05 February 2025 21:27

Kryediplomati turk kritikoi të mërkurën propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera. “Kjo është një çështje e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu. Ai tha se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza ishte diçka që “as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë”.
“Është e gabuar edhe ta sjellësh atë për diskutim”, shtoi ai.
/AA