Lidhje


Elon Musk bën thirrje të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë: Askush nuk i dëgjon tani!

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona të çmendur të së majtës radikale “që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”.

 

Elon Musk ka shkruar në X: Mbyllini ato.

 

1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).
2. Askush nuk i dëgjon më.
3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë./TCH

 
XS
SM
MD
LG