Lidhje


SHBA: Rreth 14.000 imigrantë pa dokumente të arrestuar që kur Trump mori detyrën

Përafërsisht 14.000 imigrantë pa dokumente janë arrestuar që kur presidenti Donald Trump mori detyrën, tha shefi i zyrës amerikane të Imigracionit së Kufijve, Tom Homan.

 

Kalimet kufitare gjithashtu janë ulur me 92 për qind gjatë së njëjtës periudhë, tha Homan për radion 77 WABC në një intervistë të martën, duke përmendur një ulje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që hyjnë pa dokumente të rregullta udhëtimi.

 

“Kemi mbyllur kufirin mjaft mirë. Nuk kemi mbaruar, por kufijtë duken vërtet mirë”, tha Homan.

 

Ai vuri në dukje se shumë nga të arrestuarit kishin histori kriminale, megjithëse detaje specifike nuk u dhanë.

 

Ai theksoi se mbi 600.000 imigrantë pa dokumente në SHBA kanë prejardhje kriminale, duke theksuar shqetësimet e sigurisë publike./AA

XS
SM
MD
LG