Lidhje


Aktori i njohur i Hollivudit, Gene Hackman, edhe pse i pasur vdiq nga uria, del autopsia e aktorit dhe gruas së tij

Një javë pasi u gjetën pa ndjenja në banesën e tyre, policia ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes misterioze së Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa.

 

Sipas mediave të huaja, policia konfirmoi se 95-vjeçari Hackman vdiq nga sëmundja e zemrës rreth 18 shkurtit, disa ditë pasi Betsy, 65 vjeç, iu nënshtrua sindromës pulmonare hantavirus në banjën e tyre rreth 11 shkurtit.

 

Aktori legjendar mund të ketë qëndruar i vetmuar për shtatë ditë në vilën e tij të madhe, pa partneren e tij, e cila i kishte qëndruar në krah për tre dekada, për ta ushqyer dhe kujdesur. I mbetur vetëm dhe me trupin e gruas së tij duke u dekompozuar në banjën e tyre, Hackman, gjendja shëndetësore e të cilit ishte shumë e rëndë, mbeti pa ushqim.

 

Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes. Hackman u gjet i vdekur me bastunin dhe syzet pranë tij në një dhomë afër kuzhinës pas një rënieje të dukshme. Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit kardiak të tij ka qenë më 18 shkurt.

 

Të vetmuar kanë mbetur edhe qentë e çiftit të izoluar, njëri prej së cilëve u gjet i ngordhur.

 

Trupat e aktorit dhe partneres së tij u gjetën të mërkurën e kaluar, në dhoma të ndryshme të rezidencës së tyre luksoze në Santa Fe.

 

Kryeekzaminuesja mjekësore e shtetit, Dr. Heather Jarrell, tha se autopsitë e kryera konfirmuan se Gene Hackman vdiq nga problemet e zemrës dhe Betsy Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, e cila transmetohet te njerëzit nga minjtë.

 

Sindroma pulmonare Hantavirus (HPS) shkaktohet nga infeksioni me viruse të gjinisë Hantavirus. Këto viruse transmetohen kryesisht nëpërmjet kontaktit me sekrecionet ose feçet e brejtësve që bartin virusin.

 

Aktori 95-vjeçar kishte sëmundje të avancuar të zemrës, si edhe vuante nga Alzheimeri.

 

Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së qenit të ngordhur në shtëpinë pranë Betsy Arakawa, sipas mjekut mjekësor, i cili sqaroi se qentë nuk janë të infektuar me hantavirus./Vizionplus

XS
SM
MD
LG