Lidhje


Një avion spiun rus i afrohet hapësirës së Gjermanisë, NATO në alarm

Autoritetet gjermane thuhet se kanë identifikuar një aeroplan spiun rus në lindje të ishullit Rügen në Detin Baltik të enjten në mëngjes. Është tabloidi gjerman “Bild” që raporton se Qendra e Kombinuar e Operacionit Ajror të NATO-s vuri re “aktivitet në zonën e Kaliningradit” në orën 9:14 të mëngjesit. Vetëm 12 minuta më vonë, një alarm u ngrit në bazën ajrore Rostock-Laage .

 

Dy avionë Eurofighters kryen një ngritje alarmi për të kapur avionin e dyshuar rus, i cili ishte në rrugën e tij drejt hapësirës ajrore gjermane të NATO-s në atë moment. Në orën 9:45 të mëngjesit, pilotët gjermanë raportuan shfaqjen në radarë të avionit dhe në orën 9:49 patën edhe kontakt vizual.

 

Tani çështja është bërë edhe më e qartë. Avioni, i cili as nuk kishte ndezur transponderin e tij dhe që nuk iu përgjigj mesazheve me radios përbënte një kërcënim të konsiderueshëm për trafikun ajror civil. Ai ishte një aeroplan spiun rus i tipit Ilyushin Il-20M, me emrin e koduar të NATO-s, “Coot-A”.

 

Avionët luftarakë gjermanë e shoqëruan avionin rus të zbulimit në lindje të Rügen për disa kilometra dhe i bënë një foto në orën 9:56 të mëngjesit. Disa minuta më vonë, Ilyushin u kthye dhe fluturoi përsëri drejt zonës së Kaliningradit.

 

Avionët gjermanë Eurofighters e përfunduan misionin e tyre për llogari të NATO-s dhe më pas kryen një fluturim stërvitor mbi Detin Baltik. Sipas Bild, kjo nuk është hera e parë që një avion zbulues rus u afrohet brigjeve gjermane pa shkelur hapësirën ajrore gjermane dhe rrjedhimisht të NATO-s. Kjo ndodh “herë pas here”, sipas burimeve të Forcave Ajrore. /LAPSI.al

XS
SM
MD
LG