Lidhje


1.700 milionerë u larguan nga Izraeli për shkak të luftës në Gaza

Të paktën 1.700 milionerë u larguan nga Izraeli vitin e kaluar për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike pas luftës në Gaza, raportoi të martën media izraelite.

 

Shifrat e publikuara nga firma Henley & Partners, një lider global me bazë në Britani në fushën e shërbimeve të imigracionit, dhe nga New World Wealth, një firmë inteligjence të dhënash me bazë në Afrikën e Jugut, treguan se në vitin 2024 jetonin 22.600 milionerë në Tel Aviv dhe Herzliya në Izraelin qendror, nga 24.300 që kishte në vitin 2023.

 

“Kjo do të thotë që jo më pak se 1.700 milionerë janë larguar nga Izraeli gjatë vitit të kaluar,” tha Henley & Partners.

 

Ndërsa raporti nuk specifikon arsyet e largimit të tyre, raportime të mëparshme nga media izraelite kanë sugjeruar se shumë izraelitë janë larguar nga vendi pas luftës së Izraelit në Gaza dhe pasojave të saj në ekonomi dhe siguri.

 

Vitin e kaluar, agjencia globale e vlerësimeve Fitch e uli vlerësimin e kreditit të Izraelit nga A+ në A.

XS
SM
MD
LG