Lidhje


OKB-ja: Planet e Trumpit dhe Netanyahut për Gazën 'kundër ligjit ndërkombëtar

"Palestinezët duhet të kenë mundësinë të jetojnë në një shtet palestinez, krah për krah me një shtet izraelit", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, hodhi poshtë të martën një propozim të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për zhvendosjen e popullsisë së Gazës në vende të tjera, duke e cilësuar atë si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

 

Në përgjigje të një pyetjeje nga Anadolu për këtë plan të dënuar gjerësisht, Guterres tha: "Palestinezët duhet të kenë mundësinë të jetojnë në një shtet palestinez, krah për krah me një shtet izraelit. Kjo është e vetmja zgjidhje që mund të sjellë paqe në Lindjen e Mesme."

 

Ai theksoi gjithashtu se zhvendosja me forcë e palestinezëve "është diçka që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar."

 

I pyetur për deklaratën e Netanyahut se populli i Gazës po “mbyllet” brenda enklavës, Guterres nënvizoi nevojën urgjente për evakuime mjekësore dhe theksoi se "duhet bërë gjithçka për të rritur numrin e evakuimeve mjekësore."

 

Sa i përket përdorimit të termit “gjenocid,” Guterres u shpreh: "Situata është mjaftueshëm e tmerrshme për të mos u shqetësuar me semantikën."

 

Ai tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) është institucioni i duhur për të përcaktuar nëse po ndodh një gjenocid dhe shtoi: "Unë i respektoj vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë."

 

Kreu i OKB-së theksoi gjithashtu se vuajtja e vazhdueshme e popullit palestinez përbën "ndëshkim kolektiv" dhe nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, duke bërë thirrje për përfundim të menjëhershëm të këtyre praktikave.

XS
SM
MD
LG