Po transportonin 30 kg kokainë, arrestohen 2 shqiptarët në Zvicër
Tuesday, 22 April 2025 19:00

Tridhjetë kilogramë kokainë të fshehura në makinë. Ky është zbulimi i bërë gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër.
Transportuesit ishin një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.
Dy shqiptarët u morën në pyetje dhe u arrestuan më pas nga oficerët e Policisë Kantonale të Tiçinos, qyteti Chiaso në kufi me Italinë. Hipoteza kriminale ndaj tyre është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët.
Hetimi i koordinuar nga prokurori publik Luca Losa do të duhet të rindërtojë rrugën e drogës, e cila nga kontrollet e para nuk rezulton të jetë e destinuar për në territorin italian.