Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë.
Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.
“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”. tha Reesink.
Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën.
Reesink beson se Rusia mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti – nëse prodhimi i armëve vazhdon dhe Kremlini ende ka vullnet për të luftuar.
“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, ndodhet në një fazë të gatishmërisë së shtuar”, shtoi ai.