Lidhje


India raporton sulme ndaj bazave ushtarake, Pakistani mohon çdo rol

India ka akuzuar Pakistanin për sulmin ndaj tre bazave të saj ushtarake me dronë dhe raketa, pretendim ky që është mohuar nga Islamabadi.

 

Ushtria Indiane tha se kishte penguar përpjekjet e Pakistanit për të sulmuar bazat e saj në Jammu dhe Udhampur, në Kashmirin e administruar nga India, dhe Pathankot në shtetin Punjab të Indisë.

 

Shpërthimet u raportuan të enjten në mbrëmje në qytetin Jammu në Kashmirin e administruar nga India, ndërsa rajoni hyri në errësirë.

 

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit i tha BBC-së se ata nuk ishin pas sulmit, transmeton Klan Kosova.

XS
SM
MD
LG