Lidhje


Trump: Katari do të blejë pajisje ushtarake nga SHBA-ja me vlerë 42 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Katari do të blejë pajisje ushtarake nga SHBA-ja me vlerë 42 miliardë dollarë dhe se ata synojnë të mbledhin 10 trilionë dollarë investime në mandatin e tij të dytë, transmeton Anadolu.

 

Në fjalimin në bazën amerikane Al-Udeid në Katar, të cilën e vizitoi si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, Trump tha se kishin arritur marrëveshje me Katarin për të blerë sistemin mbrojtës nga raketat balistike THAAD, avionët e furnizimit ajër-ajër "Pegasus" dhe mjetet ajrore pa pilot të tipit "MQ-9B Skyguardian" nga SHBA-ja me vlerë prej 42 miliardë dollarësh.

 

Trump, i cili tha se do të investonin 10 miliardë dollarë për të zgjeruar bazën amerikane Al-Udeid, potencoi se ata po bashkëpunojnë me administratën e Dohas në mbrojtje.

"Siç e kam thënë edhe më parë, do të miratoj një buxhet të paprecedentë prej 1 trilion dollarësh për Forcat e Armatosura të SHBA-së", tha Trump.

 

Ai shtoi se synojnë të mbledhin 10 trilionë dollarë investime gjatë mandatit të dytë të presidencës së tij. Trump thotë se buxheti i mbrojtjes i vendit të tij do të rritet në këtë mënyrë.

XS
SM
MD
LG