Lidhje


Kryeministri i Irakut: “Gjenocidi në Gaza ka arritur një shkallë të shëmtisë pa precedent në historinë e konflikteve”

Gjatë Samitit të Ligës Arabe në Bagdad, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani njoftoi se Iraku do të kontribuojë me 40 milionë dollarë për rindërtimin e Gazës dhe Libanit, nga të cilat 20 milionë për Gazën dhe 20 milionë për Libanin.

 

Ai propozoi krijimin e një fondi arab për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit pas krizave në rajon.

Sipas tij, vizioni i Irakut për zgjidhjen e konflikteve bazohet në të drejtën e plotë të popullit palestinez për një jetë të lirë dhe dinjitoze në tokën e tij.

 

Al-Sudani e përshkroi luftën në Gaza si një gjenocid me “një nivel shëmtie të paprecedentë në historinë e të gjitha konflikteve.”

 

Ai hodhi poshtë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve dhe kërkoi ndalimin e masakrave në Gaza, sulmeve në Bregun Perëndimor dhe në territoret e pushtuara.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë veprim serioz dhe të përgjegjshëm arab për të shpëtuar Gazën dhe për të riaktivizuar UNRWA-në,” përfundoi ai

XS
SM
MD
LG