Lidhje


Forcat i.zraelite rrethojnë spitalin në Gaza, mjekja britanike ngre alarmin

Në mes të përshkallëzimit të konfliktit në Gaza, spitalet kryesore po përballen me sfida të jashtëzakonshme që kërcënojnë jetën e qindra pacientëve.

 
 
Spitali Nasser, i vetmi institucion mjekësor i madh që ka mbetur funksional, mund të detyrohet së shpejti të evakuohet nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, duke rritur frikën për një katastrofë humanitare. Në të njëjtën kohë, spitali Al-Awda në veri të Gazës është plotësisht i rrethuar dhe i pamundur për të ofruar ndihmën e nevojshme për pacientët e tij.

Një mjeke britanike që punone në spitalin Nasser, paralajmëroi se një katasrofë humanitare do të ndodhë nëse ushtarët izraelitë evakuojnë godinën.

 

“Do ketë vdekje të menjëhershme të qindra pacientëve nëse evakuimi do të ndodhë”, tha ajo.

 

“Ne jemi ende rreth katër rrugë larg zonës së luftës aktive,” tha Dr. Victoria Rose në një postim në Instagram. “Po lutemi dhe shpresojmë që IDF të mos afrohet më shumë,” shtoi ajo.

 

Në rast se luftimet afrohen më shumë, Dr. Rose paralajmëroi se mund të mos jetë e mundur transferimi në spitalin Al-Aqsa, i vetmi tjetër spital me kapacitet të ngjashëm.

 

Në një mesazh zanor të publikuar së fundmi, Mohammed Salha, drejtori i spitalit Al-Awda në veri të Gazës, njoftoi se spitali është “totalisht i rrethuar”.

 

“Askush nuk mund të dalë jashtë dhe ne nuk mund të marrim asnjë rast nga jashtë,” tha ai.

 

Spitali Al-Aëda ka qenë në vështirësi për shkak të mungesës së furnizimeve mjekësore, si pasojë e bllokadës dhe mbylljes së spitaleve të tjera në zonë, që furnizonin Al-Awdan me oksigjen dhe mbështetje për kujdes intensiv.

 

Nga ana e tyre, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha: “Mund të konfirmoj se forcat po operojnë në këtë zonë kundër qëllimeve terroriste; megjithatë, nuk jam i vetëdijshëm për ndonjë rrethim të spitalit vetë.”/AA

XS
SM
MD
LG