Lidhje


“Kanë dashur të më vrasin”, Presidenti i Kolumbisë akuza grupit të Dritan Gjikës

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social X, duke pretenduar se grup i shqiptarit Dritan Gjika ka tentuar të organizojë një atentat ndaj tij.

 

“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.

 

Kujtojmë që Ministria e Brendshme e Ekuadorit njoftoi të hënën arrestimin e Dritan Gjikës, 47-vjeçar shqiptar dhe i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

 

Arrestimi u realizua më 26 maj 2025 në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një operacioni të përbashkët të Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me autoritetet e Abu Dhabit dhe me mbështetjen e platformës ndërkombëtare PAcCTO 2.0.

 

Ky hap përbën një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG