"Jeruzalemi në duart tona”, Netanyahu shkakton zemërim

Nje video e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku shfaqet duke ecur nëpër një tunel të sapozbuluar nën Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ka shkaktuar reagime të forta.
Netanyahu shfaqet duke thënë se “Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit” dhe premton se do të bëjë thirrje ndaj vendeve të tjera që ta njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin izraelit, duke i inkurajuar gjithashtu të zhvendosin ambasadat e tyre atje.
Ky veprim është dënuar gjerësisht në botën arabe si provokues dhe nxitës, pasi tuneli ka qenë prej kohësh një pikë tensioni në Jerusalem. Publikimi i videos përkoi me 58-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967, duke shtuar dyshimet se gjithçka ishte një mesazh i qëllimshëm dhe provokues.
Ministria e Jashtme e Jordanisë e dënoi këtë veprim, duke përsëritur se “Jerusalemi Lindor është një qytet i pushtuar mbi të cilin Izraeli nuk ka sovranitet”.
Ekspertë dhe zyrtarë prej kohësh kanë deklaruar se gërmimet nën Al-Aksa rrezikojnë të dëmtojnë integritetin strukturor të xhamisë dhe të shkaktojnë trazira.
Aktivistët dhe banorët vendas e akuzojnë Izraelin se po përpiqet të imponojë një realitet të ri, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë, duke ndryshuar demografinë dhe karakterin fetar të qytetit përmes forcës, arkeologjisë dhe ligjit.