Lidhje


Mos ndoshta Putini po përpiqet të "robotizojë" edhe fëmijët duke i përdorur si ushtarë?/ OKB-ja i kërkon llogari Rusisë

Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të sqarojë se çfarë ka ndodhur me mijëra fëmijë ukrainas që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve - 18 ekspertë të pavarur - pritet të vlerësojë provat e Rusisë gjatë dy ditëve. Lista e tyre e gjatë e shqetësimeve është dërguar në Moskë në gjysmën e parë të 2023. Prej këtyre shqetësimeve është ngritur edhe problemi i fëmijëve të zhdukur Ukrainas.

 

 

Ata duan të dinë se sa fëmijë janë “evakuuar” në Rusi, ose brenda territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia.

 

Ekspertët kanë thënë se duan të dinë se çfarë ka bërë Moska për të mbrojtur "të drejtën e këtyre fëmijëve për të ruajtur identitetin e tyre, duke përfshirë kombësinë, emrin dhe marrëdhëniet familjare".

 

Kiev vlerëson se 20,000 fëmijë ukrainas janë dërguar me forcë në Rusi.

 

Moska pretendon se dëshiron t'i mbrojë këta fëmijë nga luftimet.

 

Deri më tani janë riatdhesuar vetëm rreth 400 fëmijë.

 

Rusia në disa përgjigje me shkrim, pretendon se në tetor janë caktuar vendet për fëmijët e evakuuar dhe lëvizjet bëhen me miratimin e tyre.

 

Autoritetet ruse nuk kanë treguar numrin total të fëmijëve të marrë nga Ukraina, por kanë përmendur se përfshihen fëmijë jetimë dhe fëmijë pa kujdes prindëror.

 

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt 2022.

 

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një "operacion special ushtarak" për çmilitarizimin e Ukrainës.

 

Perëndimi i është përgjigjur Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij vendi me sanksione të ashpra.

 

Si rezultat i luftës, mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

 

Shkruan/Cna.al

XS
SM
MD
LG