Anija “Madleen” më pak se 24 orë larg ujërave palestineze

Rima Hassan, eurodeputetja francezo-palestineze dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur se anija Madleen, e cila po lundron drejt Gazës me ndihma humanitare, ndodhet tani më pak se 24 orë larg ujërave palestineze.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi në frëngjisht: “Brenda 24 orëve do të mbërrijmë në ujërat palestineze, të cilat kontrollohen dhe okupohen ilegalisht nga Izraeli.”
Rima Hassan: Ndalimi i anijes Madleen është shkelje e ligjit ndërkombëtar
Duke folur nga bordi i anijes, Hassan deklaroi se çdo përpjekje për ta ndaluar apo sulmuar anijen do të përbënte shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe se kjo nuk do ta ndalojë as atë dhe as 11 aktivistët e tjerë të vazhdojnë misionin e tyre humanitar drejt Gazës.
Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që anija të arrijë në Rripin e Gazës, ndërsa një zëdhënës i ushtrisë izraelite e ka cilësuar lundrimin si “kërcënim për sigurinë”.
Sipas të dhënave të fundit të navigimit, ekipazhi i anijes pritet të arrijë rreth 100 milje detare (185 km) nga Gaza të hënën, pikë në të cilën mendohet se mund të ndodhë ndalimi i saj, bazuar në përvoja të mëparshme me misione të ngjashme humanitare.

/mesazhi