Lidhje


Krahas Katarit, mbyllin hapësirën ajrore edhe Iraku, Kuvajti dhe Bahreini

Pas sulmit të Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, Kuvajti, Bahreini dhe Iraku kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore. Sipas lajmit të publikuar nga agjencia zyrtare irakiane INA, e gjithë hapësira ajrore e vendit, përfshirë pjesën jugore, është mbyllur për fluturime.

 

Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës. Agjencia zyrtare kuvajtiane KUNA tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm. Vendimi është marrë me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë nën dritën e zhvillimeve rajonale.

 

Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit BNA njoftoi se hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.

 

Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, "EgyptAir" ka anuluar fluturimet e saj në rajonin e Gjirit.

 

Ndërkohë hapësira ajrore e Katarit u mbyll më parë për fluturimet./AA

XS
SM
MD
LG