Lidhje


Gjykata e Hagës merr vendim kundër Izraelit: Ndaloni menjëherë sulmet në Gaza, shmangni gjenocidin

 

Gjykata e Lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në urdhrin e saj të përkohshëm, urdhëroi gjithashtu Izraelin të përmirësojë situatën humanitare në enklavën e rrethuar. Gjykata tha se ka juridiksion e nevojshëm për të administruar masat e urgjencës, duke shtuar se nuk do ta përjashtoj tërësisht çështjen e gjenocidit ashtu siç kërkoi Izraeli.

 

 

Gjykata vuri në dukje se palestinezët janë një grup i cili mbrohet nga Konventa e Gjenocidit, duke theksuar se ajo njeh të drejtën e palestinezëve në Gaza për tu marrë në mbrojtje nga aktet e gjenocidit që po ndërmerren kundër tyre.

 

Më 29 dhjetor, Afrika e Jugut ngriti një padi pranë Gjykatës së lartë-së duke kërkuar një urdhër kufizues kundër Izraelit me arsyetimin se sulmet e Izraelit në Gaza shkelin Konventën e Gjenocidit.

 

Ndër masat që kërkoi Afrika e Jugut ishte një ndalim i menjëhershëm i ofensivës brutale të Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës dhe ka vrarë më shumë se 26,000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

 

 

Ajo gjithashtu kërkoi që Gjykata e Lartë ta lëshonte menjëherë këtë urdhër për shkak të situatës alarmante. Pas përfundimit të seancave në datat 11-12 janar, gjykata nisi hetimet pas shqyrtimit të pretendimeve dhe provave të palëve.

 

 

Nga TrTworld

XS
SM
MD
LG