Lidhje


OKB mund të përfshijë I.zraelin në raportin për abuzime s*ksuale ndaj palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se Izraeli mund të përfshihet në raportin vjetor të organizatës për dhunën seksuale në Palestinë, pas informacioneve të besueshme që tregojnë se forcat izraelite kanë kryer akte të tilla ndaj të ndaluarve palestinezë në disa burgje.

 

Në një letër drejtuar ambasadorit izraelit në OKB, Danny Danon, Guterres ka bërë të ditur se Izraeli është futur në kategorinë “paralajmëruese” përpara përfshirjes së mundshme në raportin për zonat e konfliktit. Ai shprehet se mungesa e aksesit për inspektorët e OKB-së e vështirëson përcaktimin e plotë të modelit të abuzimeve, por ka “shqetësim të madh” për ekzistencën e tyre.

 

Në mars 2025, një raport i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së mbi Territoret Palestineze të Pushtuara dhe Izraelin arriti në përfundimin se Izraeli ka përdorur në mënyrë sistematike dhunë seksuale dhe të bazuar në gjini ndaj palestinezëve që nga tetori 2023. Raporti përshkruan forma të ndryshme të dhunës, përfshirë zhveshjen e detyruar në publik, ngacmimin seksual, kërcënimet për përdhunim, si dhe dhunë ndaj organeve gjenitale – shpesh me urdhër të drejtpërdrejtë ose me nxitje nga udhëheqësit izraelitë.

 

Dëshmitë e të burgosurve të liruar së fundmi tregojnë për keqtrajtime të rënda, përfshirë rrahje, sulme nga qentë, mbajtje të gjata në pozicione torturuese dhe dhunë seksuale. /mesazhi

XS
SM
MD
LG