Erdoğan dënon sulmin në kishën Santa Maria/ Sulmi makabër në kishën e Stambollit
Presidenti i Republikës së Turqis, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin e armatosur në kishën Santa Maria në Istanbul dhe tha se autoritetet po bëjnë gjithçka për të kapur sa më parë autorët. Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, ka njoftuar në rrjetet sociale se presidenti turk Erdoğan ka pasur biseda telefonike me zyrtarin lokal Omer Kalayli, priftin e kishës Santa Maria Anton Bulai dhe konsullin polak Witold Lesniak në lidhje me sulmin e sotëm. Ai gjithashtu ndau një video të telefonatave të Presidentit Erdoğan.
“Presidenti ynë shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë komunitetin dhe tha se po ndërmerren hapat e duhur për kapjen sa më të shpejtë të autorëve”, tha Altun.
Kujtojmë se :
Në sulmin e ndodhur të dielën në Stamboll, dy persona kanë hyrë në kishën Santa Maria gjatë shërbesës dhe kanë kryer një sulm të armatosur. Ka humbur jetën 52-vjeçari Tuncer Cihan, i cili u qëllua me plumb në kokë gjatë ngjarjes.
Sulmuesit, të cilët u panë të veshur me maska në kamerat e sigurisë, u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia nisi një operacion kërkimi. Pas një kontrolli që ka zgjatur gjatë gjithë natës, janë kapur dy të dyshuar.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë në Drejtorinë e Policisë së Stambollit, në lidhje me operacionet e kryera pas sulmit të armatosur gjatë shërbesës të së dielës në kishë.
Ministri Yerlikaya tha: Forcat tona të policisë bastisën 30 adresa të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe deri më tani janë ndaluar 47 persona. Më në fund, në adresën e specifikuar në orën 22:00 u kapën të dy të dyshuarit për vrasje. Dëshiroj të them se të dy nga të dyshuarit janë shtetas të huaj. Ne konsiderojmë se këta dy shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, janë anëtarë të DAESH-it. Dëshiroj të falënderoj Policinë tonë të Stambollit dhe oficerët heroikë të policisë që i kapën të dy të dyshuarit për vrasje më pak se 12 orë pas incidentit.
Ministri Yerlikaya tha se do të merren deklaratat e të dyshuarve për vrasjen e kryer në kishë dhe do të zbardhen pikat e errëta në lidhje me ngjarjen. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin përmes Telegram
Një deklaratë është publikuar edhe në Amag, një nga mediat e ISIS.
Në deklaratë, bazuar në zyrtarë të lartë të ISIS-it, thuhej se sulmi ishte një përgjigje ndaj udhëzimeve të drejtuesve të organizatës se ‘hebrenjtë dhe të krishterët duhet të jenë në shënjestër kudo’.
Nga topchannel dhe trt Ballkan