Historike! Televizioni “Rai” për herë të parë me transmetime në gjuhën arbëreshe
Tuesday, 16 September 2025 18:42

Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian “RAI” do të nisë transmetime të dedikuara në gjuhën arbëreshe. Transmetimi do të nisë më 21 shtator, duke i dhënë zë dhe hapësirë një prej komuniteteve më të vjetra shqiptare në diasporë. Iniciativa e “RAI Calabria”-s parashikon prodhimin e reportazheve dhe emisioneve radio-televizive, të cilat synojnë të ruajnë kulturën, gjuhën dhe identitetin e arbëreshëve në Itali.
Nga ora 09:30-10:30 në “Rai 3” do të transmetohet një emision i përjavshëm televiziv, i fokusuar tek vizitat në qytezat arbëreshe dhe dokumentimi i jetës së tyre.