Lidhje


Izraeli kërcënon: Nëse BE vendos sanksione atëherë do të ketë një përgjigje të merituar

Qeveria izraelite paralajmëroi të mërkurën se në rast se Bashkimi Evropian vendos sanksione kundër Izraelit, atëherë do të ketë një përgjigje ndaj tyre. “Rekomandimet e Komisionit Evropian janë të shtrembëruara në mënyrë morale dhe politike, dhe duhet të shpresojmë që të mos miratohen,” deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në një postim në platformën X.

 

“Çdo veprim kundër Izraelit do të marrë përgjigjen e merituar, dhe shpresojmë që të mos arrijmë deri aty,” shtoi Sa’ar, duke pasur parasysh se masat e propozuara nga Komisioni duken të pamundura për t’u miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

 

Kujtojmë se Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e tarifave më të larta doganore për produktet izraelite që hyjnë në tregun e BE-së, si dhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë./tpz

XS
SM
MD
LG