“Jemi pranë paqes”, Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor
Friday, 26 September 2025 08:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Duke folur përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të premten, presidenti amerikan u tha gazetarëve në Zyrën Ovale: “Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor… Kjo nuk do të ndodhë.”