Personazhe të njohur të televizionit, artit dhe kinematografisë thirren për analiza gjaku në kuadër të një hetimi për drogë

Autoritetet turke kanë nisur një hetim për përdorim të dyshuar droge, ku mendohet se 19 figura publike, si këngëtarë dhe aktorë janë të përfshirë.
Gjatë ditës së sotme, këto personazhe publike janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe për t’ju nënshtruar analizave të gjakut.
Ndërkaq, sipas prokurorëve të këtij hetimi, kanë deklaruar se 19 personazhe të televizonit turk, këngëtarë dhe aktorë janë të dyshuar për përdorim të substancave narkotike.
Në bazë të ligjit në shtetin turk, autoriteteve u jepet e drejta të urdhërojnë trajtim, rehabilitim ose me lirim me kusht në vend të burgimit, për ata që konstatohen të kenë përdorur lëndë narkotike për përdorim vetjak. Sipas mediave lokale, ky hetim përkon me një numër të lartë të artistave dhe të zërave opozitar nën qeverisjen e Rexhep Tajip Erdogan.
Ndërkaq, Turqia ka shtuar përpjekjet për të luftuar përdorimin dhe trafikimin e drogës vitet e fundit. Në prill, policia turke arrestoi 525 të dyshuar si trafikantë droge në kryeqytetin Ankara, në atë që qeveria e quajti “operacioni më i madh i narkotikëve” në historinë e vendit.