Lidhje


Trump: Irani tani dëshiron paqen, marrëveshja për Gazën është një hap i madh

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar gjerësisht mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ku foli për marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Rripin e Gazës. “Gjithçka u arrit që marrëveshja të miratohej nga të dyja palët”, u shpreh Trump, duke nënvizuar rolin e SHBA-ve në këtë proces diplomatik.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e sulmit të ndërmarrë ndaj Iranit më herët gjatë këtij viti, duke thënë se ai ishte vendimtar për të penguar avancimin bërthamor të Teheranit.

 

“Mendoj se sulmi ishte shumë i rëndësishëm ndaj Iranit, sepse, le të themi se kjo nuk ndodhi, ata ndoshta do të kishin deri tani një armë bërthamore, armë të shumta bërthamore. Edhe nëse do të nënshkruanim një marrëveshje, do të kishte një re të madhe të errët mbi të, dhe nuk do të ishte e njëjta gjë”, deklaroi Trump.

 

Ai shtoi se Irani ka dhënë sinjale për një qasje më paqësore dhe është shprehur në mbështetje të marrëveshjes.

 

“Ata na kanë informuar dhe kanë pranuar se janë plotësisht në favor të kësaj marrëveshjeje. Ata mendojnë se është një gjë e shkëlqyer. Do të donim t’i shihnim ata të jenë në gjendje të rindërtojnë edhe vendin e tyre, por ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, theksoi presidenti.

XS
SM
MD
LG