Lidhje


Presidenti i Iranit zotohet se do ti 'përgjigjet fuqishëm' çdo sulmi por Irani nuk ka ndërmend të nisi një luftë

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi thotë se vendi i tij nuk do të fillojë një luftë, por do t'i përgjigjet fuqishëm kujtdo që e provokon atë. Raisi i bëri komentet në një fjalim televiziv ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vinë duke u shtuar për shkak të luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza. "Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na provokojë, do të marrë një përgjigje të fortë," tha Raisi. “Më parë, kur ata [amerikanët] donin të flisnin me ne, thanë se opsioni ushtarak është 'në tavolinë' (pra i realisht i mundëshëm). "Tani ata thonë se nuk kanë ndërmend të nisin një konflikt me Iranin."

 

 

Fuqia ushtarake e Teheranit nuk është dhe nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend në rajon, shtoi presidenti, duke thënë se fuqia e Iranit vetëm krijon siguri për vendet përreth tij.

 

Irani ka mohuar përfshirjen e tij në një sulm me dron në Jordani që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

 

Nga Aljazeera.com

XS
SM
MD
LG