Ukraina sulm me dronë shumë pranë Moskës, pesë të plagosur
Friday, 24 October 2025 08:58
Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë plagosur në një sulm me dron ndaj një ndërtese banimi në Krasnogorsk, qytet rreth 20 kilometra larg Moskës.
Agjencia ruse TASS raportoi se katër nga të plagosurit janë shtruar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, droni goditi një apartament në katin e 14-të të një ndërtese në Bulevardin Kosmonavtov.
“Rreth dy orë më parë, një sulm me dron dëmtoi një ndërtesë banimi… Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për pasojat,” shkroi Vorobyov në Telegram.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e dronit apo natyrën e sulmit.