Kili në gjendje të jashtëzakonshme, mbrrin në 51 numri i të vdekurve si pasoj e zjarrit
Kili shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkon në 51 numri i të vdekurve si pasoj e zjarrit. Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa lufton zjarret e furishme pyjore në të gjithë vendin që kanë vrarë të paktën 51 persona – dhe autoritetet thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
“Duke pasur parasysh kushtet e tragjedisë, numri i viktimave me siguri do të rritet në orët e ardhshme”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një deklaratë televizive të shtunën.
Ai shtoi se ministria e mbrojtjes do të vendosë më shumë njësi ushtarake në zonat e prekura, me të gjitha burimet e nevojshme të vëna në dispozicion.
Rreth 92 zjarre aktive po digjen në pjesë të ndryshme të vendit dhe deri më tani kanë prekur rreth 43,000 hektarë, tha Ministrja e Brendshme Carolina Tohá.
Zjarrfikësit kanë kontrolluar 40 zjarre dhe janë ende duke luftuar me 29, shtoi ajo.
Nga CNN