Lidhje


Siria njeh pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Siria e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Riad, tha se me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, në Riad u arrit marrëveshja nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës.

 

Osmani e ka falënderuar presidentin sirian Ahmed Al-Sharaa për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për Kosovën.

 

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj, kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, tha Osmani.

 

Tutje, ajo falënderoi edhe Princin e Kurorës të Mbretërisë së Arabisë Saudite “që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona”.

 

Me njohjen e Sirisë, tani Kosova njihet nga 120 shtete të botës./trt

XS
SM
MD
LG