Presidenti i I.zraelit nis vizitën e parë në Zambia në përpjekje për të thyer izolimin diplomatik
Presidenti izraelit, Isaac Herzog filloi një vizitë në Zambia, udhëtimin e tij të parë në vendin afrikano-jugor, transmeton Anadolu. "Afrika është e ardhmja", postoi Herzog në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
"Izraeli gjithmonë ka besuar në Afrikën dhe i kushton rëndësi të madhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e tregtisë, bujqësisë, inovacionit, shkencës dhe teknologjisë në të gjithë Afrikën", shtoi ai.
Të dielën, Zyra e Herzogut tha se ai do të nisej të hënën për vizita zyrtare në Zambia dhe Republikën Demokratike të Kongos, në një turne 24-orëshe.
Në vitet e fundit, Tel Avivi është përpjekur të forcojë lidhjet me vendet afrikane që historikisht kanë mbështetur popullin palestinez nën pushtimin izraelit.
Krahas turneut të Herzogut, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar do të inaugurojë ambasadën e re të Izraelit në kryeqytetin e Estonisë, Talin, të martën.
Përmes lëvizjeve të tilla diplomatike, Izraeli kërkon të thyejë izolimin e tij diplomatik ndërkombëtar, të imponuar si rezultat i luftës gjenocidale të mbështetur nga SHBA-ja në Gaza, ku më shumë se 69 mijë palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023./AA