Gjermani/ Gjendet një bombë e pashpërthyer 450 kg e Luftës së Dytë Botërore, evakuuohen 21 mijë banorë
Një ndërhyrje madhore emergjence u zhvillua në qytetin e Nurembergut, pasi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, me peshë rreth 450 kilogramë, u gjet gjatë punimeve në rrugën Avenariusstraße.
Autoritetet kanë vendosur një perimetër evakuimi prej 800 metrash, duke detyruar rreth 21 mijë banorë të lënë shtëpitë e tyre. Mes personave të prekur janë edhe gjashtë shtëpi të të moshuarve, gjë që e ka bërë procesin e evakuimit akoma më sfidues.
Në terren ndodhen rreth 180 zjarrfikës të Nurembergut, 300 zjarrfikës të tjerë nga rajone të ndryshme, 250 efektivë të shërbimit të emergjencës, 110 policë dhe 60 punonjës të THW (shërbimi teknik i shpëtimit). Edhe ekipi i specializuar për çaktivizimin e bombave ka mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar situatën.
Sipas autoriteteve, kjo mund të jetë një nga evakuimet më të mëdha në historinë e Nurembergut për shkak të një bombe të pashpërthyer.
Banorëve u janë bërë thirrje të largohen menjëherë nga zonat e rrezikut dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës./joq