Lidhje


Dënohet me 30 vite burg shqiptari që vrau partnerin mashkull në Francë

Një shtetas shqiptar, Ismail Garo, pjesë e komunitetit LGBT, është dënuar me 30 vite burg nga gjykata franceze për vrasjen e partnerit të tij në vitin 2023. Ngjarja ka ndodhur në Poitiers, ku dy burrat bashkëjetonin prej tre vitesh, pasi viktima e kishte strehuar të pandehurin.

 

Sipas mediave franceze, analizat toksikologjike nuk zbuluan gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh. Ekspertët e çështjes dyshojnë se konflikti mund të ketë lindur nga xhelozia, megjithëse Garo i ka mohuar të gjitha akuzat.

 

Pretendimet e mbrojtjes nuk bindën gjykatën, e cila vendosi dënimin maksimal prej 30 vitesh burg.

XS
SM
MD
LG