Ushtarët izraelitë të maskuar si mjekë dhe infermierë vrasin 3 palestinezë në një bastisje në spitalin e Xheninit
Rreth 10 persona të forcave speciale të Izraelit të veshur si mjekë dhe infermierë bastisën Spitalin Ibn Sina në qytetin e pushtuar Xhenin të Bregut Perëndimor dhe vranë tre të rinj palestinez duke përdorur silenciatorë ne armët e tyre. Në një video virale të postuar në platformën e mediave sociale X, shihen ushtarë izraelitë duke tundur armët dhe duke terrorizuar stafin dhe pacientët brenda spitalit. Ushtarët izraelitë të maskuar si mjekë, infermierë dhe civilë bastisën një spital në qytetin Xhenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke vrarë tre palestinezë, përfshirë dy vëllezër, duke përdorur armë me silenciatorë.
Kjo pabesi ndodhi në një kohë ku sulmet në facilitete si spitalet apo vendet e kultit nuk janë të dënuara vetëm nga ndjenjat njerëzore por edhe nga të drejtat e njeriut të sanksionuara nga konventat ndërkombëtare.
Dhjetë ushtarë të forcave speciale izraelite të veshur si mjekë dhe infermierë, si dhe civilë të zakonshëm që tundnin armët automatike, bastisën Spitalin Ibn Sina dhe përdorën silenciatorë për të vrarë tre të rinj, njoftoi të martën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burimet spitalore.
Tre palestinezët e vrarë janë identifikuar si Mohammad dhe Basil Al Ghazzawi, dhe Mohammad Jalamna, me 25-vjeçarin Basil të cilët ishin duke marrë trajtim mjekësor në spital kur ushtarët izraelitë sulmuan, tha agjencia e lajmeve.
Nga TRTworld