Lidhje


Duran: Türkiye, burim stabiliteti, Netanyahu i ka sjellë rajonit gjak dhe lot

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Duran, në X shkroi se “është ironike që udhëheqësit izraelitë flasin për ambicie imperialiste të të tjerëve në këtë rajon, ndërkohë që sapo kanë kryer një nga gjenocidet më të këqija në histori".

Izraeli ka qenë një forcë destabilizuese dhe histeria e tyre e kahershme ndaj fuqisë dhe ndikimit të Türkiyes është thjesht komike, shkruan në X kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Burhanettin Duran.

 

“Nën udhëheqjen e Presidentit Erdoğan, Türkiye ka qenë burim stabiliteti dhe paqeje. Në kontrast, qeveria Netanyahu i ka sjellë rajonit gjak dhe lot. Qeveria izraelite po përpiqet t’i maskojë ambiciet e saj territoriale si kërkesa për siguri kombëtare, ndërsa mbetet një fuqi pushtuese në Palestinë dhe Siri”, thotë Duran dhe thekson se “është ironike që udhëheqësit izraelitë flasin për ambicie imperialiste të të tjerëve në këtë rajon, ndërkohë që sapo kanë kryer një nga gjenocidet më të këqija në histori”.

 

Ai nënvizoi se Izraeli ka sulmuar rreth shtatë shtete në Lindjen e Mesme gjatë dy viteve të fundit.

“Udhëheqja e Netanyahut ka qenë një katastrofë jo vetëm për rajonin, por edhe për popullin izraelit. Tani, e njëjta udhëheqje dëshiron ta zhvendosë vëmendjen nga krimet e saj duke sulmuar vendin tonë”, thekson Duran.

Mes të tjerash ia thotë se “si Türkiye, ne do të qëndrojmë gjithmonë të palëkundur përkrah të gjithë atyre që dëshirojnë paqe dhe stabilitet. Asnjë goditje e ulët dhe asnjë deklaratë qesharake si ajo e Kryeministrit izraelit nuk do të na pengojë nga mbështetja jonë për vëllezërit dhe motrat tona palestineze. Sipat tij, paqja do të mbizotërojë pavarësisht atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë!

 
XS
SM
MD
LG