Lidhje


Që nga 7 tetori në Gaza janë vrarë 563 ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarakët e saj me gradën major është vrarë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të publikuar në faqen e ushtrisë izraelite thuhet se në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, ka humbur jetën majori David Shakuri (30), zëvendëskomandant i Batalionit 601 të Brigadës 401 të Inxhinierisë Luftarake. Me vdekjen e Shakurit, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 563, përfshirë 226 gjatë pushtimit tokësor. 

 

Sipas të dhënave të përditësuara në faqen e ushtrisë, sot numri i ushtarëve izraelitë të plagosur ka arritur në 2.828, prej të cilëve 1.304 janë plagosur që nga fillimi i sulmeve tokësore. Nga AA

 

XS
SM
MD
LG