Lidhje


Papa: Hipokrite të tronditesh nëse unë bekoj një homoseksual

Papa Françesku tha sot se është “hipokrite të tronditesh” nga vendimi i fundit i Kishës Katolike për të miratuar bekimet për çiftet e të njëjtit seks. “Askush nuk skandalizohet nëse unë i jap një bekim një biznesmeni që shfrytëzon njerëzit, dhe ky është një mëkat i rëndë. Megjithatë, ata skandalizohen nëse unë i jap një bekim një homoseksuali. Kjo është hipokrizi”, tha Papa në një intervistë metë përjavshmen katolike Kredere, raporton ANSA. Sipas tij, Kisha Katolike dëshiron të jetë “më afër njerëzve të cilëve u shërben”. “Njerëzit vuajnë kaq shumë, dhe ne klerikët ndonjëherë jetojmë në rehati. Është e nevojshme të shihet puna dhe vuajtja e njerëzve”, tha kreu i Kishës Katolike Romake.

 

 

Vatikani njoftoi në fund të vitit të kaluar se priftërinjtë katolikë romakë mund të japin bekime për çiftet e të njëjtit seks, për sa kohë që kjo nuk është pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta kishtare.

 

Një dokument nga zyra doktrinore e Vatikanit thotë se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin një shenjë se “Zoti i pranon të gjithë”. Kjo, siç u tha, në asnjë mënyrë nuk duhet të ngatërrohet me sekretin e shenjtë të martesës heteroseksuale./Nga Oranews

XS
SM
MD
LG