Lidhje


Macroni i cili nuk dënoi krimet e Francës kolonialiste thotë se: Sulmi i Hamasit ishte masakra më e madhe në shekullin tonë

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 ishte “masakra më e madhe antisemite në shekullin tonë”, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron në një ceremoni për nder të 42 francezëve të vrarë. “Më 7 tetor, në orën 6 të mëngjesit, Hamasi nisi sulmin masiv dhe të tmerrshëm, masakra më e madhe antisemite e shekullit tonë. Ne jemi 68 milionë francezë që po vajtojnë për viktimat në sulmet terroriste të 7 tetorit. 68 milionë minus 42 viktima, 68 milionë prej të cilëve gjashtë u plagosën, 68 milionë prej të cilëve katër nuk jetojnë më.

 
 

68 milionë prej të cilëve tre mbeten robër dhe ne luftojmë për lirimin e tyre çdo ditë. Karriget e tyre bosh janë aty”, tha Macron.

 


Tre karrige ishin lënë bosh midis vendeve të familjeve të viktimave, për tre francezët që ende mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.

 
 

“Jo të gjithë kanë lindur në Francë, nuk kanë vdekur në Francë, por kanë qenë pjesë e Francës”, tha Macron./Nga gazeta tema

XS
SM
MD
LG