Ministrja e jashtme e Groenlandës shpërthen në lot LIVE: Jemi nën presion
Mnistrja e jashtme e Groenlandës shpërtheu në lot gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, duke përshkruar presionin nën të cilin ndodhet pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump në lidhje me vendosjen e sovranitetit amerikan mbi vendin e saj.
“Po punojmë shumë, pavarësisht faktit se nuk jemi shumë”, – tha ajo në një intervistë me rrjetin kombëtar KNR pas bisedimeve. “Normalisht nuk do të doja t’i thoja këto fjalë, por do t’i them: “Jemi shumë të fortë. Po bëjmë më të mirën tonë. Por në ditët e fundit, sigurisht…” arriti të shtonte ajo përpara se t’i mbusheshin sytë me lot.
“Jam shumë e emocionuar. Jam e mbingarkuar. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Përgatitjet tona dhe presioni në rritje kanë qenë intensive”, – arriti të thoshte më në fund.
Ministrja e Jashtme theksoi se qeveria e Groenlandës mbetet e fortë dhe premtoi të punojë “në mënyrë që populli i Groenlandës në vendin tonë të ndihet i sigurt dhe të jetojë i sigurt”, duke shtuar: “Ne po përdorim të gjithë forcën tonë për ta arritur këtë ndërsa vazhdojmë punën tonë”.
Motzfeldt u takua me Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë, në bisedime që përfunduan me një mosmarrëveshje mbi Groenlandën që i ka hapur oreksin.