Lidhje


Hilari Klinton kritikon Izraelin për sabotimin e marveshjes së paqes të propozuar nga Hamasi

Hilary Clinton kritikon Izraelin që s’e pranoi ofertën e Hamasit për armëpushims. Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton ka kritikuar mënyrën e trajtimit të luftës Izrael-Hamas nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën dhe bëri thirrje për largimin e tij, ka raportuar Times of Izrael.

 

 

“Netanyahu duhet të largohet. Ai nuk është udhëheqës i besueshëm. Vendi ishte nën vëzhgimin e tij kur ndodhi sulmi i 7 tetorit. Ai duhet të largohet nëse është pengesë për armëpushim dhe nëse është pengesë për të eksploruar atë që do të bëhet të nesërmen, ai absolutisht duhet të largohet”, ka thënë Clintoni në një intervistë. “Ne dëshirojmë që të ketë armëpushim. Nëse Hamasi do të pranonte armëpushim, duhet të ketë armëpushim”.

 

 

Grupi militant palestinez, Hamas, ka propozuar një plan armëpushimi në Gaza për katër muaj e gjysmë e cila do të çojë në përfundimin e luftës, në përgjigje të një propozimi të dërguar javën e kaluar nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, i cili nuk është bërë i ditur.

 

 

Sipas një draft-dokumenti, kundërpropozimi i Hamasit parashikon tre faza që zgjasin 45 ditë secila.

 

 

Siç thotë propozimi, Hamasi do të shkëmbente pengjet e mbetura izraelite që kapën më 7 tetor me të burgosurit palestinezë. Rindërtimi i Gazës do të fillonte, forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht dhe trupat e të vdekurve gjithashtu do të shkëmbeheshin.

 

 

Sipas kundërpropozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të liroheshin gjatë fazës së parë 45-ditore në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

 

 

Pengjet e mbetura meshkuj do të liroheshin gjatë fazës së dytë dhe do të shkëmbeheshin në fazën e tretë. Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi pret të arrihet marrëveshje për përfundimin e luftës.

 

 

Grupi, i cili qeveris Gazën, ka thënë në propozim se dëshiron lirimin e 1500 të burgosurve – prej tyre, një e treta do të zgjidhej nga lista e palestinezëve të dënuar me burgim të përjetshëm nga Izraeli.

 

 

Armëpushimi do të rriste gjithashtu fluksin e ushqimit dhe ndihmave të tjera për civilët e Gazës, të cilët po përballen me urinë dhe mungesa të shumta me furnizime bazë.

 

 

Netanyahu në një deklarim pas këtij propozimi ka thënë se nuk do ta pranojnë armëpushimin.

 

 

Nga /Koha.net

XS
SM
MD
LG