“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë!”, email-et e rënda të agjentit të Mossad-it Jeffrey Epstein
Dosja Epstein prek Shqipërinë, ndërsa rrjeti i tij del edhe më i errët
Publikimi i dokumenteve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rikthyer në vëmendje figurën e Jeffrey Epstein, financierit të dënuar për krime seksuale, i cili për vite me radhë ndërtoi një rrjet marrëdhëniesh me politikanë, diplomatë dhe figura të fuqishme ndërkombëtare. Dosjet përmbajnë jo vetëm kontakte formale, por edhe komente personale dhe shkëmbime private, që sot marrin një peshë të veçantë në dritën e skandalit të tij.
Në këtë kontekst, dokumentet përmendin edhe Shqipërinë. Një email i vitit 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i ka shkruar Epsteinit pas një vizite zyrtare në Tiranë, duke përfshirë një koment personal: “I was in Tirana, extraordinary girls.” (“Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme.”).
Figura e Epstein nuk paraqitet vetëm si ajo e një milioneri të degjeneruar, por si pjesë e një rrjeti ndikimi dhe komprometimi. Për shkak të aksesit të tij të pazakontë në elita politike, diplomatike dhe ekonomike, ai është përshkruar nga autorë dhe gazetarë kritikë deri në pikën që në diskursin publik është cilësuar si “agjenti i Mossad-it Jeffrey Epstein” — një akuzë e artikuluar gjerësisht në analizat kritike mbi veprimtarinë e tij.
Një tjetër zhvillim i lidhur me publikimin e dosjeve është dorëheqja e Miroslav Lajčak nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, pasi emri i tij u përmend në dokumentet e dosjes Epstein.

Dosja Epstein vazhdon të nxjerrë në dritë emra, citime dhe pasoja politike, duke e shndërruar këtë çështje jo vetëm në një histori krimi seksual, por në një simbol të errët të mënyrës se si pushteti, imuniteti dhe banalizimi i etikës bashkëjetuan për vite me radhë në nivelet më të larta të vendimmarrjes ndërkombëtare.